Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pajtuar me deklaratën e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili teksa e ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “themeluesi i shtetësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas grilave në Hagë.
Derisa e ka shpërndarë këtë deklaratë të Grenellit në rrjetin social “X”, Rama ka thënë se sa më shumë të vazhdojë “padrejtësia ndaj Thaçit”, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, ka shkruar Rama.