Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në përkrahje të protestës në Hagë e cila do të zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një videoje në Facebook, Rama i ka dërguar mesazh ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
“Liria ka emër, me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. Liri për çlirimtarët”, ka shkruar Rama.