Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë.
Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores” duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.
“Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojorës. Nuk keni çfarë ti beni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martzt është vota e PD në Këshillin e Europës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama duke shtuar se PD i ka ngulur shumë thika Kosovës dhe Hashim Thaçit.
“Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorist dhe marksiste leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentit të Kosovcës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrëmbër”, tha Rama. /abcnews.al