Kryeministri shqiptar Edi Rama njofton se ka siguruar 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Turqia.
Rama pas vizitës në këtë vend, ka thënë se sot në Aeroportin e Rinasit do të mbërrijnë 192 mijë vaksina.
“Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë”, ka njoftuar Rama