Analisti Sadri Ramabaja, duke folur për mbulesën fetare në shkollat ka thënë se po interpretohet gabimisht edhe mbulesa. Siç thotë ai në gjermanisht në Kuran shamia nuk konsiderohet mbulesë islame, por që taksativisht thuhet “mbulesë për organet gjenitale”.
“Këtu s’bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriu sepse këtu i garanton kushtetuta. problemi është se po interpretohen total gabimisht. Edhe veshja. Në përkthimin gjermanisht të Kuranit shamia nuk konsiderohet si bartje islame. Në përkthimin shqip nuk figuron atje kjo fjali. Në gjermanisht shënon taksativisht “mbulesë për organet gjenitale”. Koka nuk është organ gjenital. Kjo është formë e islamit politik që po i imponohet shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Dhe natyrisht duke e interpretuar si uniformë të islamit politik, kjo merr konotacione shumë të ashpra ndaj një vend laik”, tha Ramabaja.
“Unë kam problem sepse në interpretimin doktrinar ka një ngatërrim total të tri lirive themelore. Sepse në rast se ne vazhdojmë tutje që ta përballim shoqërinë shqiptare përgjithësisht dhe sidomos këtë në Kosovë e Maqedoni me këto teza, atëherë de fakto bijmë në desh me vlerat europiane. Ne duhet ta kemi parasysh se kjo nuk duhet të ndodh”, tha ai në emisionin Pressing në T7″, tha ai.