Nesër në kuadër të të javës së 28-të takohen
FC DRITA dhe FC Liria në Stadiumin Sintetik, e shtuner ora 15:00.
Nga skuadra gjilanase u shprehën optimist, ndërsa në konferencën për media thanë se do të jetë ndeshje e vështirë
“Nesër kemi një ndeshje përballë FC Lirijës, e cila e dijmë që gjithmonë ka krijuar vështirësi ndaj ekipit të Dritës, mirëpo unë kam besim që ekipi ka marrë mësim nga e kaluara dhebe kam parë një seriozitet të lartë, duke e marrë si finale të rradhës”, tha fillimisht Ramadani.
Ndërsa, futbollisti Juan Camilo Mesa poashtu theksoi se ndeshja e nesërme është e vështirë, por DRITA duhet të vazhdoj me rezultate pozitive
“Ne e dijmë që nesër kemi ndeshje të vështirë, por të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë me këtë punë si çdo javë dhe me këtë qasje pozitive. E kem parasysh gjendjen e vështirë që e ka ekipi i Lirisë, por edhe për ne tri pikë janë të rëndësishme” ka thënë Mesa.
Kurse, trajneri ynë që e ka analizuar kundërshtarin në detaje tha se e di cili mund të jetë çelësi për ta fituar ndeshjen.
Shpresojmë që nesër të hapim rezultatin në fillim të takimit sepse vetëm ashtu mund tia lehtësojmëvetës ashtu punën, sepse çdo minut që kalon FC Liria do të ketë motiv për të dhënë maksimumin deri ne fund. Prandaj nëse hapim lojën tonë do të mund ta menaxhojmë dhe do t’rikthehemi motivit tonë deri në fund”, përfundoi Ramadani.