Sipas kryetrajnerit, Zekirija Ramadani për këtë takim ka shumë motiv, pa marrë parasysh kë ke përballë.
“Ky takim është i vështirë, i lodhshëm, por ka shumë motiv.
Të jeshë trajner i Dritës nuk ka përgjegjësi më të madhe më të vogël, përgjegjësia dihet të fitosh, nuk kemi një peshore për ta matur përgjegjësinë.Ndoshta është më e vështirë të motivosh ekipin, sepse atë e motivon vetë derbi lokal.Nuk ka ndeshje të lehta gjithëmonë ka ndeshje të vështira e sidomos kur është derbi është dy herë më i vështirë por derbi luhet për t’u fituar, ne e dijmë punën tonë, edhe pa trajner të ishte ekipi i Gjilanit ne e dimë punën tonë, ne e ekemi ojektivin tonë. Ne i marim 3 pikë por tifozët tonë deri në derbin e ardhshëm janë kryesues të qytetit”, theksoi Ramadani.
Sipas Ramadanit në derbi vendos një moment, nga një gjujtje e lirë, nga një gabim individual, për shkak që ai gabim imponohet nga presioni i ndeshjes.
“Më intereson lojë motivuese nuk më intereson lojë e bukur, më intereson angazhim maksimal dhe që është me rëndsi objektivi 3 pikëshi”, potencoi trajneri ynë, Ramadani.
Pas sfidës evropiane, barazimit por edhe vetë derbit lokal shpresoj se do jetë një ndeshje rivalizuese, “luftarake” në aspektin sportiv.
Trajneri, Ramadani tha se e pret ndeshjen si gjitha të tjerat me një koleg të ri, por që respektojnë punën e njëri-tjetrit, gjithsesi!
Derbi SC Gjilani-FC DRITA zhvillohet nesër, e hënë, ora 15:00, në Stadiumin Sintetik në Gjilan.