FC Drita është gati për sfidën e radhës në UEFA Europa Conference League, ku të enjten mbrëma përballet me NK Celje në ndeshjen e parë të Play-Off-it të fazës nokaut, që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri Zekirija Ramadani theksoi se skuadra nuk duhet të devijojë nga identiteti i saj, duke nënvizuar se Drita gjithmonë ka funksionuar si ekip dhe ka arritur sukses falë motivit dhe organizimit kolektiv. Ai e pranoi se sfida do të jetë e vështirë, por jo e pamundur për kualifikim, duke bërë të ditur se ekipi është analizuar kundërshtarin dhe është përgatitur në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik. Ramadani shtoi se, pavarësisht mungesës së disa lojtarëve, është i kënaqur me pjesën tjetër të skuadrës dhe i bindur se mungesat nuk do të vërehen, ndërsa shprehu besimin se ekipi do të japë maksimumin si në çdo ndeshje.

