Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një ndërhyrje në e-mailin zyrtar brenda Qendrës Operative të Institutit Kombëtar të shëndetit Publik të Kosovës ka ndodhur të premten.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se zyrtari i angazhuar në këtë Qendër ka raportuar se lista e personave të testuar në IKSHPK pa autorizim është shpërndarë nga e-maili zyrtar i Qendrës Operative në një e-mail adresë tjetër.
Lidhur me këtë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.
Ai ka thënë se policia është duke e trajtuar rastin.
“Sulm Kibernetik nuk ka. Kaq mundem mu u deklaru. Ne nuk dimë diçka më shumë, policia është duke e hetuar rastin” ka thënë shkurt Ramadani./sinjali/