Në kuadër të javës së 20-të, FC DRITA zhvillon ndeshjen si mysafir ndaj FC Lirisë, në konferencën për media, kanë folue trajneri Zekirja Ramadani dhe Kastriot Selmani shkruan Radio Star.
Ramadani ka thënë se pas humbjes me Llapin, kundër Lirisë, skuadra mendon vetëm për fitore dhe asgjë tjetër.
“E dijmë që nesër kemi përballë lirinë e cila është mobilizuar për t’i ikur rënies direkte nga Superliga dhe me një trajner të ri. E pamë edhe ndeshjen e fundit, bëhet fjalë për një skuadër e motivuar, por gjithsesi neve na intereson skuadra jonë, objektivi jonë që është fitorja dhe asnjë gjë tjetër. Mendoj që nga humbja që pësuam kemi nxjerrë shumë analiza të mira dhe mendoj që të mëdhenj janë edhe ata që dijnë t’i shfrytëzojnë këto rezultate negative për t’u përmirësuar nga vetja e para që edhe futbollistët të mos i përsërisin më gabimet”, ka thënë Ramadani në fillim të konferencës.
Ndërsa edhe futbollisti, Kastriot Selmani u shpreh optimist, ndërsa ndeshjen e nesërme e sheh si reflektim.
“Mendoj që pas asaj disfate të pësuar kemi stërvitur gjatë gjithë javës, që t’i minimizojmë gabimet dhe të reflektojmë. Besoj që ky reflektim të filloj nesër dhe nga ndeshja të dalim me tri pikë”, ka thënë Selmani.
Trajneri, Zekirija Ramadani njoftoi se portieri Florian Smakiqi nuk është i gatshëm për ndeshje, ndërsa shkalla e lëndimit do të kuptohet nga ekspertët mjekësor.
Megjithata, ai është i bindur në kontigjentin e lojtarëve, ne mendojmë për Lirinë besoj të jetë një reflektim i mirë nga i tërë ekipi dhe mendoj të na vije dita të dalim shumë më të fortë dhe më të suksesshëm”, përfundoi trajneri ynë Ramadani.
Ndeshja Fc Liria – FC DRITA zhvillohet nesër e premte, ora 13:00, Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren.