Politikologu, Shkodran Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar kryetarin e Levizjs Vetëvendosje, Albin Kurtin për lavdin që i ka thurrë ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq me rastin e përvjetorit të vrasjes së tij.
Ramadani thotë se Kurti dhe ndjekësit të tij, kur thonë se Zoran Gjingjiqi ka qenë i mirë dhe demkratë janë duke gënjyer sepse Gjingjiqi ka qenë pro luftës në Kosovë dhe promovues i Serbisë së Madhe.
Zoti Kurti dhe ndjekës të tij, po ju dëgjoj duke thënë se Zoran Gjingjiqi ka qenë i mirë dhe demokrat, kundër luftës dhe paqësor. Po gënjeni dhe po rreni. Distanca juaj me të vërtetën nuk mund të jetë më e madhe se kaq. Ndërmjet jush dhe të vërtetës është një botë e tërë. Për më keq, po bëni propagandë të pistë dhe të ulët. Gjingjiqi ka qenë pro luftës në Kosovë dhe promovues i Serbisë së Madhe. Shovenizmi i sofistikuar i tij është i hershëm. Për t’ia nisur, ai ka kundërshtuar autonominë për serbët e Kroacisë më 1993, 1994 dhe 1995 duke refuzuar planet për akomodimin e serbëve brenda Kroacisë”, shkruan Ramadani.
Tutje Ramadani thotë se Gjingjiqi ka qenë përkrahës i politikës Millosheviçiane dhe se ka qenë i afërt me kriminelin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiqin.
“Ai ishte përkrahës i madh i seperatistëve të Republikës Serbe së Krahinës në Kroaci dhe kundërshtonte propozimet për paqe të koncentruara në planin Z4 duke thënë që kjo nuk përmbushë aspiratat e serbëve për bashkim në një shtet të madh serb. Pra ka qenë përkrahës i politikës Millosheviçiane. Ai ka qenë i afërt me kryexhelatin dhe kryekriminelin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiqin. Për t’u solidarizuar me serbët e Bosnjës, më 1994 ai do të vizitonte Karaxhiqin edhe në kohën kur serbët e Bosnjës do të masakronin 68 boshnjakë muslimanë në tregun e Sarajevës. Një ditë më vonë në Pale të Bosnjës ata kishin qëndruar bashkë 8 orë”
Ai elaboron qëndrimin e ish kryeministrit të vrarë serb për Kosovën.
“Gjingjiq qysh në vitin 1996 ishte ilustrim i prekshëm i konsensusit serb për Kosovën. Politikanët serbë mund të konfrontoheshin për dominim brenda skenës politike serbe, por kurrë për atë se ku duhej Kosova të përkiste. Ata të gjithë njëzëri e kanë konsideruar Kosovën si djep të nacionalizmit serb dhe si bërthamë të identitetit të tyre kombëtar. Opozita serbe, ku bënte pjesë edhe Gjingjiq, e kritikonte pushtetin e Millosheviçin se po dështonte të mbronte interesat e Serbisë në Kosovë”, ka thekësuar Ai.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti duhet të kërkojë falje publike për lëvdatat e tij për Zoran Gjingjiqin!
Zoti Kurti dhe ndjekës të tij, po ju dëgjoj duke thënë se Zoran Gjingjiqi ka qenë i mirë dhe demokrat, kundër luftës dhe paqësor. Po gënjeni dhe po rreni. Distanca juaj me të vërtetën nuk mund të jetë më e madhe se kaq. Ndërmjet jush dhe të vërtetës është një botë e tërë. Për më keq, po bëni propagandë të pistë dhe të ulët. Gjingjiqi ka qenë pro luftës në Kosovë dhe promovues i Serbisë së Madhe. Shovenizmi i sofistikuar i tij është i hershëm. Për t’ia nisur, ai ka kundërshtuar autonominë për serbët e Kroacisë më 1993, 1994 dhe 1995 duke refuzuar planet për akomodimin e serbëve brenda Kroacisë.
Ai ishte përkrahës i madh i seperatistëve të Republikës Serbe së Krahinës në Kroaci dhe kundërshtonte propozimet për paqe të koncentruara në planin Z4 duke thënë që kjo nuk përmbushë aspiratat e serbëve për bashkim në një shtet të madh serb. Pra ka qenë përkrahës i politikës Millosheviçiane. Ai ka qenë i afërt me kryexhelatin dhe kryekriminelin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiqin. Për t’u solidarizuar me serbët e Bosnjës, më 1994 ai do të vizitonte Karaxhiqin edhe në kohën kur serbët e Bosnjës do të masakronin 68 boshnjakë muslimanë në tregun e Sarajevës. Një ditë më vonë në Pale të Bosnjës ata kishin qëndruar bashkë 8 orë.
Për qëndrimin e tij në raport me Kosovën çfarë të themi?!
Gjingjiq qysh në vitin 1996 ishte ilustrim i prekshëm i konsensusit serb për Kosovën. Politikanët serbë mund të konfrontoheshin për dominim brenda skenës politike serbe, por kurrë për atë se ku duhej Kosova të përkiste. Ata të gjithë njëzëri e kanë konsideruar Kosovën si djep të nacionalizmit serb dhe si bërthamë të identitetit të tyre kombëtar. Opozita serbe, ku bënte pjesë edhe Gjingjiq, e kritikonte pushtetin e Millosheviçin se po dështonte të mbronte interesat e Serbisë në Kosovë.
Të njëjtën gjë e konfirmon edhe filozofi i parapëlqyer i VV-së, Slavoj Zizek. Kur në vitin 1996 opozita dhe studentët serbë po protestonin kundër Millosheviçit për manipulim të zgjedhjeve, policia serbe kishte përdorur dhunë kundër tyre. E dini se çfarë banera dhe sllogane përdorte opozita? “Në vend se të na shkelmoni neve, shkoni e shkelmoni shqiptarët në Kosovë!”. Gjingjiq dhe opozita serbe jo vetëm që nuk kundërshtonin dhunën në Kosovë, por edhe e nxisnin atë. Kurti po thotë se Gjingjiqi ishte liberal dhe demokrat. Liberalizmi dhe demokracia e tij e shtirur në fakt kanë qenë rreziqet më të mëdha për Kosovën. Ai ishte politikani që propozonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda Serbisë.
Më 29 shkurt të vitit 2003, Zoran Gjingjiqi në një intervitë për gazetën “Vesti” kërkonte një “Dayton të dytë” dhe kishte thënë se Kosova duhet të shndërrohet në një federatë serbo-shqiptare të ngjashme me Federatën Kroate në në Bosnjë (sistem i kantoneve) dhe të mbetet pjesë e Serbisë dhe të gëzojë status më të lartë se autonomia, por më të ulët se njësitë federale (Serbia dhe Mali i Zi). Kosova do të gëzonte autonomi më të madhe se Vojvodina, por më të vogël se autonomia në kuadër të Jugosllavisë gjatë viteve 1974-1989. Pra Gjingjiqi kishte plane që Kosovën ta kthente në një pozitë më të keqe se në Jugosllavi. Ky është Gjingjiqi.
Ai e ka trajtuar Kosovën si thjesht problem “i të drejtave të njeriut”. E kishte depolitizuar çështjen kolektive të Kosovës. Për këtë arsye ai e kishte kundërshtuar edhe pavarësinë e Kosovës sepse ishte projekt jashtë kufijve të Serbisë. Një qëndrim të ngjashëm e kishte dhënë edhe Veton Surroi në kohën kur Kosova bojkotonte shtetin serb përmes “shtetit paralel” të Rugovës. Surroi kërkonte që kosovarët të braktisin shtetin paralel dhe të merrnin pjesë në zgjedhjet e Serbisë në mënyrë që ta demokratizonin atë. Në raport me interesat tona strategjike një gjë e tillë ishte fatale sepse Kosova do të akomodohej brenda matricës institucionale serbe dhe do të braktiste rrugën e pavarësisë. Pse Kurti nuk ka treguar më herët se përkrahë këto ide? A mos është kjo ajo përputhja e famshme ideologjike mes tij dhe Surroit të cilën ai e pati thënë pas shumë akuzash të rënda?
Gjingjiqi synonte kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Ai ishte ideatori i strukturave paralele serbe në Kosovë. Fati i Kosovës është që ai në të njëjtën kohë u përpoq të luftonte krimin e organizuar në Serbi dhe kjo ishte arsyeja pse ai u vra e jo Kosova. Në një deklaratë të tij, ai kishte thënë se edhe do të mund ta pranonte pavarësinë e Kosovës, por vetëm nëse kjo ndahet. Duhet ta kemi të qartë, nuk po thotë shkëmbim, por ndarje. Kurti sot nuk përkrahë as shkëmbimin, ndërkohë që lavdëron Gjingjiqin që kërkonte ndarje të Kosovës. Kurti duhet të kërkojë falje publike për këtë ofendim dhe t’i jep sqarim popullit të Kosovës për këto deklarata skandaloze. Gjingjiqi kurrë nuk ishte potenciali universal që do ta çlironte Serbinë nga qarku i partikularitetit etnik, por betonues i tij. Kurti sot po lavdëron pa turp një qasje të tillë. Ideologu i bashkimit kombëtar, përkrahës i Zoran Gjingjiqit. Absurditeti nuk paska fund.”
Albin Kurti kishte shkruar një status përkujtimi në rastin e përvejtorit të vrasjës s ëish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq./gazetametro.net