Xhiroja e 27-të sjell ndeshjene nesërme FC Malisheva – FC DRITA, e cila zhvillohet nga ora 15:00.
FC Malisheva ka bërë lojëra të bukura, por une jam këtu për ekipin tim dhe objektivi ynë janë gjithmonë tre pikët.
“Ndeshje të lehta nuk ka dhe ky është një derbi. Gjithmonë e kam potencuar se FC Malisheva ka nje ekip kualitativ, ka një trajner shumë kualitativ gjithasnhtu dhe është aty me meritat e plota, nuk është aty rastëasisht, por kamë dhënë shumë mund. Ne jemi DRITA, gjithmonë na takojnë tre pikët, pa marrë parasysh kemi mungesa apo skemi mungesa objektivi jonë janë tre pikët”, ka thënë Ramadani.
Ndërsa, futbollisti Ensar Huruglica tha se ndonëse kundërshtari është në formë të mirë, por ne i dim cilësotë tona.
“Nesër ndeshemi me FC Malishevën, e cila ka një ekip shumë të mirë, por duke e ditë kualitetin tonë, gjithmonë shkojmë për tri pikë dhe shpresoj të arrijmë te ajo te fitorja”, theksoi Huruglica.
Ndër të tjera, trajneri Ramadani tha se ka vënë re se DRITA me presion luan më saktë.
“Unë çfarë kam arritur të kuptoj te ky grup i futbollistëve është se kur kanë presion janë më të suksesshëm, kur kemi qenë 3 pikë diferencë kemi arritur te fitorja. Mundohemi që unë me bashkëpuntorët e mi ta mbajmë presionin nën kontroll dhe jo ai të transformohet te futbollistët”, ka thënë trajneri ynë Ramadani.
Ndërsa, trajneri Ramadani u pyet edhe për dy javët e pushimit, të cilat sipas tij u shfrytezuan edhe për përgatitje.
“Ne këto dy javë i kemi shfrytëzu edhe për pushim, pak për të pushu ekipin se ka qenë shumë i ngarkuar, por edhe për t’i përmirësuar disa gabime që i kemi bërë në ndeshjet e kaluara”, përfundoi Ramadani.
FC DRITA do të ketë mungesa të shumta në këtë takim, në mesin e të cilëve edhe ajo e kapitenit Rron Broja.