Nesër e mërkure zhvillohen ndeshjet e 1/4 e Kupës së Kosovës shkruan Radio Star.
FC Drita nesër udhëton në Klinë, e cila do të takohet me Dukagjinin dhe trajneri Zekirija Ramadani, ka thënë se shpresojmë në kualifikim.
FC DRITA, mbajti konferencë për media, ku para gazetarëve folën kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Rron Broja.
Trajneri Ramadani thekson se nesër është ndeshje e vështirë dhe në ndeshje të Kupës nuk ka favorit.
“Në këtë kompeticion për Kupë ndodhin befasira, por nuk nuk do të ishte befasi nëse eleminohemi nga Dukagjini. KF Dukagjini ka ekip të mirë, ka trajner cilësor, ka konkurencë brenda grupit, por ne shohim punën tonë dhe objektivi jonë është të vazhdojmë për dy trofetë përderisa na mundëson gara. Kemi një lloj reflektimi në stërvitje pas ndeshjes së fundit dhe ajo më jep besim që ekipi do të jetë siç ishte pas humbjes ndaj Llapit. Çdo humbje është e vështirë, jena mërzit por kur pas 3 ditësh kemi ndeshje me peshë edhe për ne si trajnerë është më lehtë për ta rikthy ekipën”, thkson Zekirija Ramadani.
Ndërsa, në lojë agresive, seriozitet dhe kualifikim shpreson edhe kapiteni, Rron Broja.
“Nesër na pret një ndeshje kundër një kundërshtari të vështirë, siç është KF Dukagjini. Jemi mobilizuar mjaft këto ditë në stërvitje që nesër t’i qasemi ndeshjes me maksimumin tonë, të tregohemi agresiv dhe të kalojmë në gjysmëfinale që është edhe synimi jonë. Dhe besoj që me shumë punë të arrijmë të kualifikohemi nesër”, ka thënë kapiteni Broja.
Trajneri Ramadani tha se beson në futbollistët e tij dhe në kualifikimin në gjysmëfinale.
“Në Kupë nuk ka favorit, kam besimin e plotë te futbollistët, do jetë ndryshe, do të jetë një lojë agresive, do të ketë luftë sportive dhe shpresoj që ne të kualifikohemi për në gjysmëfinale”, përfundoi Ramadani.
Ndeshja e 1/4 e Kupës së Kosovës mes KF Dukagjini – FC DRITA zhvillohet nesër, 06.03.2024, ora 13.00 në Stadiumin “18 Qershori” në Klinë.