Kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani në konferencë për media, duke folur për rastet e fundit me coronavirus në vendin tonë ka thënë se situata është nën kontroll.
Ai ka bërë të ditur se rritja e numrit me coronavirus, ka ardhur për shkak të festës së Bajramit, fillimit të punës së institucioneve.
Po ashtu thotë se edhe hapjes së ekonomisë ka ndikuar pasi ka një lëvizje më të madhe të qytetarëve.
Duke pasur parasysh që kemi pasur festat e muajit të kaluar, fillimi i punës së institucioneve, hapjes së ekonomisë ka ndikuar që të ketë një lëvizje më të madhe të qytetarëve dhe kjo drejtpërsëdrejti është parë edhe në rritjen e rasteve në disa komuna, jo në të gjitha, më saktësisht në gjashtë komuna kemi rritje të rasteve të cilat në një realitet të vatrave epidemike janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me mos zbatimin e masave të IKPSHK’së dhe MSH’së”, tha Ramadani.
Ramadani ka lutur qytetarët që t’ju përmbahen strikt rekomandimeve.
“Nëse nuk u përmbahemi këtyre rekomandimeve që janë shumë të thjeshta, mbajtja e distancës, vënia e maskës dhe higjiena personale, ne mund të rikthehemi mbrapa, fatkeqësisht edhe me pasoja”, tha Ramdani me lutjen ndaj qytetarëve për respektim të masave. Maska është domosdoshmëri dhe duhet të mbahet patjetër”, tha Ramdani.
Për rastet e fundit me coronavirus, ka thënë se në realitet janë vatra të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë të bëjnë me moszbatimin e rekomandimeve të MSH-së.
Duke e pas parasysh metodën që kemi përdor, e kemi parandalu dhe e kemi tejkalu me sukses gjendjen. Besoj edhe këtë javë do ta tejkalojmë me pasoja minimale që mund të krahasohet nesër në raport me vendet e tjera, ndër më të suksesshmet në botë, prandaj duhet ta ruajmë këtë normalitet duke mos e keqkuptu situatën.