Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani në një konferencë për media bere te ditur se personi i trete i prekur me koronavirus eshte nje 39 vjeçar i afërm i 77 vjeçarit të konfirmuar dje me koronavirs.
Ai tha se gjate ditës së djeshme 45 persona janë testuar për shkak të dyshimeve për koronavirus.
“45 persona jane testuar gjate dites së djeshme. Qytetarët duhet të mos paraqiten në Klinikën Infektive nëse nuk kanë shenja të koronavirusit, temperaturë, kollë të thatëe vështirësi në frymëmarrje. Edhe nese i kane keto shenja, Ministria e Shendetesise ka siguruar 5 telefona ku mund te kontaktoni. Nga dje mbi 500 thirrje jane regjistruar. Te keni kujdes te mos perhapni panik”, tha ai.