Një ditë para përballjes historike ndaj AZ Alkmaar në kuadër të UEFA Conference League, kryetrajneri i FC Dritës, Zekirija Ramadani, është shfaqur optimist për paraqitjen e skuadrës.
Ramadani theksoi se ekipi është plotësisht i gatshëm, i motivuar dhe i përgatitur me disiplinë të lartë taktike. Ai u shpreh se Drita ka treguar vazhdimisht karakter, duke mbledhur 8 pikë në 4 ndeshjet e para të grupit, dhe synon të mbetet e pamposhtur edhe në këtë sfidë.
Trajneri vuri në dukje se çdo lojtar është i gatshëm të japë maksimumin, ndërsa motivimi shtesë nga drejtuesit e klubit ka rritur besimin brenda ekipit. Ramadani theksoi se objektivi është të luftojnë për çdo pozicion në fushë, ndërsa edhe një barazim do të ishte rezultat i kënaqshëm.
“Shpresoj që nesër të japim maksimumin dhe të dalim të pamposhtur,” tha ai para mediave.

