Trajneri i SC Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Llapit, duke pranuar se skuadra po përballet me disa probleme që, sipas tij, duhet të menaxhohen brenda klubit.
Ramadani theksoi se nuk dëshiron që këto çështje të bëhen publike, duke nënvizuar nevojën që ato të trajtohen nga vetë klubi. Ai foli edhe për aspektin sportiv të ndeshjes, duke veçuar mungesën e pasimit të fundit në rastet e kundërsulmeve.
“Kemi shumë probleme në disa gjëra që nuk duhet të bëhen publike, duhet t’i menaxhojmë vetë. Mungonte pasimi i fundit në kundërsulme”, deklaroi Ramadani.
Barazimi ndaj Llapit bëri që Gjilani të mos i marrë tri pikët e synuara, ndërsa deklaratat e trajnerit lënë të kuptohet se përveç çështjeve taktike, skuadra po përballet edhe me vështirësi të tjera që drejtuesit synojnë t’i zgjidhin brenda klubit.










