Fc DRITA do të zhvillojë nesër ndeshjen e rradhës të Superligës kundër FC Drenica.
Në kuadër të gjiros së 20-të folën kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe lojtari Engjëll Sylejmani.
Trajneri Ramadani tha: “Sa i përket ndeshjes së nesërme është një skuadër që duhet rrespektuar jashtë ndeshjes por brenda fushës duhet të luhet shumë agresiv, ka edhe futbollist mjaftë cilësorë por ne kemi objektivin tonë dhe duhet ta arrijmë duke besuar në grupin tonë të cilin e kemi, duke na motivuar edhe titulli jonë kampion. Që në fillim të kampionatit unë kam pasur një takim me kryesinë e klubit dhe nuk e llogarisnim se a do jemi në fazën e grupeve të konferencë ligës dhe e patëm si opsion dytë kupën e Kosovës sepse ishte ngarkesë, primare është kampionati dhe Europa nuk diskutohet dhe në fillim e lam me futbollist që kanë minutazh më të vogël si përballë Beses së Pejës dhe vazhduam edhe me Llapin duke dhënë maksimumin dhe e humbëm një rrugë drejtë trofeut por ndoshta mund të jetë më mirë të shohim se a është më mirë për neve apo jo. Ne jemi në rrugën e duhur për dy objektiva dhe duhet ta mbajmë ekipin të gatshëm edhe fizikisht edhe psiqikisht”, potencoi Ramadani.

