Për nder të ditës së dytë të Epopesë së UÇK-së në kompleksin memorial në Prekaz kanë filluar homazhet nga qytetarë dhe personalitete të jetës politike.
Mëngjesin e sotëm homazhe në Prekaz bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.
Pas homazheve, kryeministri ka qëndruar në kullën e Jasharajve, ku u prit nga kryefamiljari Rifat Jashari./21/