Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i nxitur nga një fjalim i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, e cila kritkoi ashpër qeverisjen e tij të deritanishme, reagoi ashpër duke i quajtur ‘pallavra’ vlerësimet se rritja e pagës së tij është vendim i gabuar.
Ai foli edhe për kravatat, të cilat qytetarët ia kishin varur në rrethojat e Qeverisë duke thënë se njëra prej kravatave i kishte pëlqyer.
“I kam pa edhe kravatat. Bile më ka mbetë merak një, m’u ka dokë e bukur. E kam pa vjerr në një rrethojë aty. E mirë ish kanë, por kur u ktheva e kishin pas hjekë. I marrë parasysh kritikat e qytetarëve”, tha Haradinaj.
E megjithatë Haradinaj nuk e përmendi faktin se ato kravata përfunduan po atë ditë në koshin e plehrave.