Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është i pari nga opozita që ka komentuar takimin me Gabriel Escobar.
Haradinaj ka publikuar edhe foton e takimit ndërsa e ka quajtur takimin si të frytshëm.
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/