Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se po mbështet familjen tradiacionale në Kosovë.
Aika thënë se Kodi Civil duhet të miratohet, por shton ai se partia e tij qëndron për familjet tradicionale.
“Aleanca qëndron për familje tradicionale, Kodi Civil duhet të kalojë por ne si Aleancë qëndrojmë, mbështesim familjen tradicionale, atë që e njohim”, ka deklaruar Haradinaj për Gazeta Blic.
Para disa ditësh kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar nga Berlini se së shpejti do të votohet Kodi Civil përmes të cilës do të lejohej martesa e gjinisë së njëjtë.
Por, nuk vonoi shumë dhe një nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se nuk e ka ndërmend ta ndërroj qëndrimin e tij.
Ai ka ripërsëritur se me asnjë çmim nuk do ta votoj Kodin Civil.
“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN! Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Rrahmani.
Edhe Duda Balje ka dalë kundër votimit të këtij ligji.