Ramush Haradinaj nderon me mirënjohje Ardita Ukshinin, konfirmon edhe kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale në Gjilan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë brenda subjektit politik. Në mesin e të vlerësuarve është edhe ish-asamblistja komunale, Ardita Ukshini, e cila tashmë është kandidate për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme.
Ukshini u shpreh se ndjehet e privilegjuar për pranimin e këtij falënderimi nga lideri i AAK-së, duke theksuar se kjo mirënjohje ka vlerë të veçantë, pasi siç tha ajo, familja Haradinaj e ka kushtuar jetën për lirinë dhe demokracinë e vendit.
“Jam e nderuar që kam marrë këtë mirënjohje nga një kryetar, i cili së bashku me familjen e tij ka sakrifikuar gjithçka për lirinë e Kosovës. Ky vlerësim është një motivim i madh për të vazhduar angazhimin tim në të mirë të qytetarëve, tani edhe si kandidate për Asamble. Besimi im në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës mbetet i palëkundur”, u shpreh Ukshini.
Ky akt vlerësimi nga kryetari Haradinaj shihet si dëshmi e respektit dhe falënderimit për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në strukturat e AAK-së, duke forcuar bindjen për një rrugëtim të përbashkët drejt së ardhmes.
LETËR FALËNDERIMI DHE KONFIRMIMI I KANDIDATURËS
I nderuar/a Ardita Ukshini,
Me këtë letër, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në cilësinë e kryetarit, ju falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin tuaj që të jeni pjesë e ekipit tonë të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Aleanca është ekip i dëshmuar për suksese në qeverisjen komunale. Puna dhe angazhimi juaj e pasurojnë dhe fuqizojnë kapacitetin e Aleancës për punë dhe vepra madhore në interes të qytetarëve.
Kandidatura juaj është një konfirmim i besimit që partia jonë ka ndaj jush, ndaj integritetit dhe angazhimit tuaj në shërbim të qytetarëve. Jam i bindur se me përvojën, vizionin dhe vullnetin tuaj do të jepni një kontribut të vyer në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve në Kuvendin Komunal.
Kosova ka nevojë për dritë në punët publike – ju jeni drita e rrugëtimit dhe progresit për qytetarët dhe vendin tonë.
Ju uroj shumë suksese në këtë garë dhe ju siguroj për mbështetjen e plotë të subjektit tonë politik gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Aleanca është drita!
Me respekt,
Ramush Haradinaj
Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës