Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nga sot, vendi do të niset për në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai iu kërkoi falje qytetarëve të Kosovës, për humbje të kohës pa institucione të shtetit.
“Besojmë se zgjedhjet janë zgjidhja”, u shpreh ai.
Po ashtu ai tha se pas zgjedhjeve, nuk duhet të humbet më kohë.









