Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar deputetin goran Adem Hoxhën nga Grupi Parlamentar i AAK-së.
Kështu bëjnë të ditur burime për Tëvë1.
Ndërkohë, edhe deputetja Time Kadrijaj ka konfirmuar për Tëvë1 se Hoxha është përjashtuar dy ditë më parë.
Ajo thotë se Hoxha ka votuar kundër qëndrimeve të AAK-së, pra ka votuar për Listën Serbe, nënkryetarin Sllavko Simiq.