Në ditën e fundit të Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Ramush Haradinaj prezantoi Zarife Asllanin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Zarife Asllani, një grua nga Gjilani me një histori të jashtëzakonshme përkushtimi dhe përballjeje, përfaqëson një model frymëzimi për të gjithë ata që kërkojnë forcë për të tejkaluar sfidat.
E njohur për angazhimin e saj të hershëm politik dhe luftën e palodhshme kundër kancerit të gjirit, Zarifja sjell një zë të fuqishëm që premton të kontribuojë për një shoqëri më të shëndetshme dhe të barabartë.
Shkrimi i plotë:
Sot, në ditën e fundit të Tetorit – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit – kam kënaqësinë të prezantoj Zarife Asllanin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Jeta e Zarifes është një histori frymëzimi, jo vetëm për gratë që përballen me kancerin, por për të gjithë që kërkojnë forcë për të tejkaluar vështirësitë.
Si aktiviste e hershme dhe e palodhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zarifja ka qenë gjithmonë një shtyllë mbështetëse për organizatën dhe një zë për ndryshim. Ajo ka bashkuar me sukses aktivitetin politik me angazhimin e saj të paepur në luftën kundër kancerit të gjirit.
Zarife Asllani nga Gjilani përfaqëson jo vetëm vlerat dhe parimet e Aleancës, por sjell edhe një shpirt të pathyeshëm, të gatshëm të luftojë për gratë e Kosovës dhe për një shoqëri më të shëndetshme. Ajo është dëshmi e asaj që mund të arrijë një grua kur i përkushtohet kauzës, familjes dhe vendit të saj.
Me Zarifen Kuvendi i Kosovës, fiton një zë të fuqishëm që njeh sakrifikën dhe nuk ndalet së luftuari për atë që beson. Prania e saj në parlamentin tonë do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët që aspirojnë për një shoqëri të shëndetshme dhe për një të ardhme më të mirë.