AAK mbajti tubimin e saj në qytetin e Gjilanit, ku pati një pjesëmarrje të madhe dhe u prezantua planprogrami për vitet 2025-2029.
Gjatë fjalimit të tij para gjilanasve, Ramush Haradinaj vlerësoi lartë figurën e Nazim Gagicës, duke theksuar se ai ka qenë ndër më të vlerësuarit në detyrat që ka kryer.
Haradinaj theksoi se Gagica ka pasur një performancë të jashtëzakonshme në angazhimet e tij, e cila është vlerësuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.