Sot është mbajtur, takimi i mëngjesit për vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit, të përballjes me COVID-19.
Në këtë takim ishte prezent Komiteti komunal i emergjencave në Gjilan, ku është mbajtur takimi për vlersimin e gjendjes së coronavirusit në vend.
Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka falënderuar qytetarët të cilët janë duke e zbatuar vendimin e qeverisë dhe masat tjera kundër kësaj pandemie, duke konfirmuar rolin e policisë që janë në shërbim 24 orësh për të ndihmuar qytetarët.