Gazeta online “Insporti” ka siguruar raportin Top Konfidencial të shkruar nga ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu rreth skandaleve të prodhuara nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi. Në këtë raport të shkruar nga Eroll Salihu, në muajin qershor të këtij viti, janë të gjitha veprimet autokrate të Agim Ademit, që sipas tij që nga ardhja e tij në krye të FFK-së, ky instituticoni është dëmtuar.
Redaksia e “Insportit” ka siguruar këtë raport “Top Konfidencial” të shkruar nga Eroll Salihu, i cili ishte dedikuar për Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetarin, Agim Ademi.
“Insporti” dhe disa medie të tjera vazhdimisht kanë raportuar për të gjitha problemet që janë të përmendura në këtë raport, por që janë mohuar nga FFK dhe vetë Agim Ademi.
Në këtë raport janë shtjelluar të gjitha problemet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, që prapa tyre sipas Eroll Salihut, qëndron Agim Ademi dhe grupi i tij.
Raporti tregon për skenarin e Ademit se si t’i shpërblejë bashkëpunëtorët e tij të cilët ia mundësuan pushtetin mbi administratës.
Përveç problemeve me drejtësinë, Ademi i ka premtuar shumëçka një kryetar klubi nga Gjilani.
Në këtë dokument nuk përmendet se për cilin klub bëhet fjalë, FC Drita apo SC Gjilani.
Arsyeja që ish-sekretari Salihu e ka shkruar si një lloj kërcënimi ndaj kryetarit Ademi, në mënyrë që mos ta largojë nga puna. Ky raport është shkruar pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv dhe Agim Ademit për ta shkarkuar.
Madje, mes tyre ka pasur edhe grindje e fjalosje në zyret e FFK-së. Medie të ndryshme vendore kanë raportuar për një rrahje fizike mes tyre në muajin qershor.
Salihu është zëvendësuar me Taulant Hodaj, i cili tani mban pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të FFK-së. Ndërsa, pozita e re e Salihut është këshilltar ligjor.
Ky raport ka gjithsej gjashtë faqe.
Në faqen I dhe II janë të evidentuara fillimin e problemeve brenda Federatës të Futbollit të Kosovës.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, në këto dy faqe ai zbulon se si ka nisur sulmet Agim Ademi ndaj administratës që ai e udhëheq tash e 15 vite.
Shndërrimi i FFK-së në “agjenci spiunazhi” dhe se si nuk kishte rahati në FFK që nga emërimi i Ademit si kryetar i saj, keqpërdorimi i biletave të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.
Arianit Ahemti dhe Agim Ademi kanë shpërndarë me mijëra bileta miqve, dashamirëve, gjykatësve, politikanëve dhe atyre prej të cilëve kishin interes.
Megjithatë viktimat e para të Ademit, sipas këtij raporti janë Arianit Ahemit dhe Ejup Osmani.
“Viktimat e para të paevitueshme të kësaj politike selektive dhe qëllim keqe të kryetarit ishin pikërisht Arianit Ahmeti (i zhytur deri në fyt me marifetllëqe e ambicie të sëmura), Ejup Osmani dhe në fund edhe Diturije Hoxha”, thuhet në fund të faqes I.
Ndërsa, në fund të faqes II(dy), kuptohet puna dhe tentimi që grupi i tij kanë bërë për të manipuluar me publikun.
Sipas Salihut, janë krijuar sajte (portale) “alla” Agim Ademi dhe televizionet, si dhe shpjegon se janë detyruar të gënjemë në emër të tij.
Në faqen III(tre), Salihu ka përmendur një ngjarje të rëndë që ka ndodhur brenda në FFK. Sipas asaj që shkruhet në raport, Ademi ka sulmuar fizikisht Doruntina Fetahaj. Kjo e fundit është detyruar të marrë pushim mjekësor për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Po ashtu, i është përmendur edhe rrahja e gjyqtarit Artan Govori nga Agim Ademi.
“Unë i kam lutur të sulmuarit që mos te lajmërojnë rastin në polici, por kjo nuk mjaftoi sepse si duket ai e ka në gjene dhunën” – një nga fjalitë në faqen III.
Në faqen IV(katër), Salihu ka shkruar për skenarin e Agim Ademit për ta shkarkuar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, gjë të cilën e ka bërë tashmë. Në pozitën e Eroll Salihut, është Taulant Hodaj, që është edhe avokat i kryetarit të FFK-së.
Një detaj tejet interesant dhe i rëndësishëm është në skenar për rrëzimin e tij, flitet edhe për një ish-ministër.
Të gjitha këto veprime sipas Salihut, janë bërë për t’i shpërblyer ata që janë duke i ndihmuar për të evituar burgosjen.
Përveç problemeve me drejtësinë, Ademi i ka premtuar shumëçka një kryetar klubi nga Gjilani.
Në këtë dokument nuk përmendet se për cilin klub bëhet fjalë, FC Drita apo SC Gjilani.
Në faqen e V(pestë), janë faktuar të gjithë shkeljet që ka bërë Agim Ademi si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Po ashtu, Salihu thotë se ka tentuar që të merret vesh me Ademin sepse në rast se ky këto probleme publikohen atëherë pasojat do të jenë të mëdha për të dy.
Salihu në faqen IV (gjashtë), ka faktuar të gjitha shkeljet që ka bërë Ademi.
Gënjeshtrat rreth mandatit të Kryetarit ( dy apo katër vjet);
Rroga e Kryetarit;
Rrogat dhe të ardhurat e KE-së dhe fshehja e tyre nga klubet etj;
Marifetllëqet rreth biletave të ndeshjeve të Përfaqësueseve;
Rasti në Gjykatë;
Dënimi i Apelit dhe qëndrimi jo ligjor në zyre;
Hapja e procedurës hetimore nga UEFA për shkak të mos largimit nga detyra
(korespodenca me Gjykatësen hetuese);
Dënimi i KD të UEFA-s me dy vjet e gjysëm për Agim Ademin;
Fondet dhe “huatë” e dhëna klubeve;
Zgjedhja e komisioneve dhe sjellja e disa anëtarëve të tij militantë;
Në fund të raportit, përkatësisht në faqen e fundit, VI, janë përmendur emërimi dhe ndërrimi i selektorëve të Përfaqësueses sipas dëshirës personale të Ademit, pra ai ka vendosur për të gjithë pa ndonjë kriter.
Punësimi në FFK i paligjshëm i disa punëtorëve, dënimi i tyre dhe shpërblimi i tyre si”vetëgjyqësi”.
Po ashtu, Salihu ka hedhur akuza edhe për projektet kapitale të FFK-së. (Projektet kapitale si Selia e FFK-së dhe Kampi në Hajvali (pa paramasë dhe pa parallogari, pa buxhet të caktuar dhe caktimi i punëmarrësve, Sistemi VAR).
Ky raport është shkruar më datën 13 qershor të vitit 2021. /Insporti.com/