Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU! së bashku me Communication for Social Development-CSD, kanë publikuar raportin „Paratë dhe politika“ mbi shpenzimet e Komunës së Gjilanit.
Hulumtimi është realizuar nga organizata „Kosovo Center for International Cooperation“ në kuadër të projektit “Sigurimi i integritetit të qeverisjes lokale përmes rritjes së kapaciteteve për hulumtim dhe monitorim nga organizatat lokale” mbështetur nga CDF – Advancing Kosovo Together-Local Solutions (AKT-LS), përmes USAID.
Te gjeturat kryesore të raportit janë:
Mos-planifikim i duhur i shpenzimeve buxhetore;
Shkelje e dispozitave të prokurimit publik;
Anashkalim i dispozitave të prokurimit publik me rastin e njoftimeve publike;
Mos-zotim i mjeteve para inicimit të procedurave të prokurimit publik;
Vonesa në ekzekutimin e punëve sipas kontratës;
Dhënia e kontratës operatorit ekonomik të pa përgjegjshëm;