Në Gjilan si pasojë e zjarrit është djegur një stallë e kafshëve. Sipas raportit të policisë zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërkaq nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.
Gjithashtu në komunën e Kamenicës është raportuar që për shkaqe të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektarë pyll.
Në të njëjtën komunë, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të malit dhe një fidanishte. Sipas raportit, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo shkaqet mbesin të panjohura.