Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, sot raportohet se nuk i është lejuar hyrja në Maqedoninë e Veriut.
Të paktën kështu ka shkruar Zekerija Bajrami nga Xhamia Sulltan Murat, në Shkup të Maqedonisë, i cili ka bërë të ditur në postimin e tij se hoxhë Kalaja ka pasur të mbajë një ligjeratë në Shkup.
“Vëllezër të nderuar, për fat të keq ju lajmërojmë se hoxha Ahmed Kalaja nuk do mund të jetë në ligjëratë pasi nuk i është lejuar të kalojë kufirin!”, ka shkruar Bajrami.
Kalaja është një prej imamëve më të njohur nga Republika e Shqipërisë.