Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi për procedurën që duhet ndjekur në ndryshimin e Ligjit per Dhomat e Specializuara, pavarësisht pajtueshmërisë për t’i bërë disa ndryshime në ligj.
Ligji u kthye në Kuvend nga Presidentja Justina Shiroka Pula, me kërkesë të PDK’së, duke shkaktuar një situatë të paqartë se si të veprohet tutje.
Juristët kanë qenë të ndarë se si të vepropet me ligjin – nëse mund të bëhen ndryshimet në Komision e pastaj të votohet në seance apo të votohet rrëzimi i vendimit të Presidentes për kthimin e ligjit e pastaj të vazhdohen procedurat e amandamentimit të tij.
Gazeta Express raporton se LVV dhe PDK janë pajtuar për opsionin e dytë.
“Sot ligji kalon nga Komisioni në seance plenare ku votohet për rrëzimin e vendimit të Presidentes, e që i bie autmomatikisht ligji hyn ne fuqi sot”, tha një zyrtar i lartë.
I njëjti tha se LVV dhe PDK, pastaj, qysh nga e hëna do të nisin procedurën e amandamentimit të ligjit.
“Do të kete sot një premtim publik se ligji do të amandamentohet menjëherë, e menjëherë nënkupton të hënën e ardhshme”, tha zyrtari qe foli per Express.










