Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Hekuran Rapuca, ka reaguar ndaj akuzave për shpërndarjen e ndihmave ushqimore gjatë fushatës zgjedhore, duke i cilësuar ato si lajme të pavërteta dhe dezinformuese.
Ai theksoi se shpërndarja e ndihmave është bërë nga Komuna e Gjilanit, pa përfshirjen e kryetarit të komunës apo ndonjë figure tjetër politike.
Për të ilustruar transparencën dhe përkushtimin në mbështetjen e familjeve në nevojë, Rapuca ka ndarë të dhëna konkrete për ndihmat dhe projektet e realizuara ndër vite, duke nënvizuar se prioriteti i tij mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Së fundmi, është përhapur një lajm i pavërtetë, kinse kemi shpërndarë ndihma me miell e vaj për qëllime politike gjatë periudhës së fushatës. Sqarojmë se as kryetari i komunës dhe asnjë figurë tjetër që mund të jetë pjesë e garës politike nuk ka qenë pjesë e këtij aktiviteti. Këto ndihma janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!.
Për të ilustruar vazhdimësinë dhe përkushtimin tonë në sektorin social dhe shëndetësor, po ndajmë disa të dhëna konkrete për punën e realizuar ndër vite:
Mbështetja për lehonat:
• 2023: 436 raste, 56,300 €
• 2024: 249 raste, 70,500 €
• Gjithsej: 727 raste, 126,800 €
Mbështetja me barëra:
• 2022: 770 raste, 85,630 €
• 2023: 906 raste, 118,280 €
• 2024: 686 raste, 86,860 €
• Gjithsej: 2,362 raste, 290,770 €
Ndihma momentale:
• 3,000 pako ushqimore (përfshirë këto të fundit)
• 1,300 pako higjienike
• 500 pako veshmbathje
Banim:
• 8 shtëpi të reja të ndërtuara
• 72 banesa të reja sociale (në pritje të aprovimit final)
• 2 objekte banimi social në renovim (vlera e projektit: 430,000 €)
• Është paguar qera për banim në mbështetje të familjeve pa shtëpi.
2022 57 familje -59,160€
2023 52 familje – 54,240€
2024 50 familje – 52,080€
Material shkollor për nxënësit e familjeve në nevojë sociale:
• Mbi 450 nxënës janë pajisur me çanta dhe material shkollor gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Punësimi i personave me nevoja të veçanta:
• Janë ndarë 50,000 € për subvencionimin e punësimit të personave me nevoja të veçanta.
Ka ende shumë punë dhe projekte të tjera që kemi realizuar, të cilat ndikojnë direkt ose indirekt në përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë. Mbështetja institucionale ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë!
Lajmet e pavërteta, të qëllimshme dhe dezinformuese, NUK KALOJNË!