Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë prezantimin e Qalajt në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Hoxhaj ka thënë se Qalaj për një kohë të gjatë ka udhëhequr një nga institucionet më kredibile në vend, derisa është shprehur se do të jetë edhe kandidat për deputet
“Në një kohë shumë kritike për vendin siç është AKI dhe Policia patën mbetë me ushtrues detyre në Kohën kur rrezikohej siguria e vendit. Qalaj ka punuar për më shumë se 20 vite në polici dhe ka udhëheqë një institucion më kredibil që e ka Kosova dhe në planin e rimëkëmbjes që e ka PDK do ta ketë rolin kyç. Qalaj ka qenë edhe ushtar, ka luftuar me pushkë në dorë dhe natyrisht se do të jetë pjesë e rimëkëmbjes kombëtare. Ai është sinomin i shumë shërbyesve civil. Do ta rikthejmë atë kohën e artë të udhëheqjes së Qeverisë, kur ju jemi rritë pagat shërbyesve civil, mësimdhënësve dhe të gjithëve që janë në sektorin shëndetësor, kemi ndërtuar shkolla rrugë, u shpreh Hoxhaj.
Ndërkohë Qalaj ka thënë se ka vendosur të hyjë në politikë për të ndalur degradimin e institucioneve të sigurisë.
“Në këtë parti kam pasur shumë shokë e miq që kanë kontribuar për lirinë e vendit. Ka qenë një vendim i vështirë të jap dorëheqje nga Policia e Kosovës.
Rrethanat sidomos vitin e fundit ndryshuan dhe filloi një degradim i institucioneve të sigurisë, meqenëse ky degradim po vie nga politika vendosa që vet të kyqem në politikë dhe ti forcoj këto institucione të sigurisë”, u shpreh ai.