Partia Demokratike e Kosovës, ishte në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por që ky bashkëpunim nuk zgjati shumë në qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.
Kryetari i saj, Riad Rashiti, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka hedhur disa akuza për qeverisjen aktuale duke thënë se PDK-ja ka aq shumë argumente të cilat së shpejti do ti shpalosen një nga një dhe të gjitha dështimet.
Shkrimi i plotë:
Kanë qenë të pritura dështimet e një kryetari amator politik, të cilit i ka munguar vizioni për qytetin e Gjlanit, i ka munguar përgaditja për të udhëheqë me institucionet e komunës, ai nuk ka arritë të krijojë një ekip profesional për të drejtuar së paku disa nga sektorët më të rëndësishëm që janë thelbësor për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror.
Alban Hyseni nuk ka aspak vullnet dhe energji për punë dhe realizim të projekteve konkrete. Ai nuk ka aspak dashni për Gjilanin edhe pse shihet plotësisht i dashuruar në veten e tij dhe në krijimtarinë e rrethit të tij të ngushtë.
Të vetmën gjë që po e bënë ai si kryetar komune dhe ekipa e tij, është krijimtaria e imazheve të shumta përmes programeve të animacioneve, duke krijuar foto dhe video mashtrime për kinse projekte të reja investive, ndërsa e ka të pamundur ta mirëmbajë infrastrukturën ekzistuese.
Gjendja është alarmante në sektorin e arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe të shërbimeve publike. Ndërsa kaos të vërtet kryetari i komunës ka krijuar me buxhetin e komunës së Gjilanit.
PDK ka aq shumë argumente të cilat së shpejti do të shpalosen një nga një, të gjitha dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan, abuzimet dhe keqpërdorimet e jashtëzakonshme financiare që janë bërë gjatë vitit të kaluar, shkeljet ligjore dhe procedurale, nepotizmin në punësime dhe për përfituesit e subvencioneve, që janë bërë drejtëpërdrejtë nga ana e kryetarit të komunës, asambleistë dhe zyrtarë tjerë të VV-së në Gjilan.
Fundi i qeverisjes së VV-së në Gjilan përmes llogaridhënies ligjore dhe qytetare do të jetë i shumë i rëndë për ta. Ndërsa fundi VV-së do të jetë shpresë dhe fillim i ri për qytetarin e Gjilanit.
PDK do e bëjë të pamundurën për të qenë adresa e të gjithë atyre që e duan vërtetë qytetin e Gjilanit dhe pjesën e Anamoravës.