Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Riad Rashiti, ka treguat se komuna e Gjilanit ka tejkaluar të hyrat nga tatimi në pronë dhe ka trefishuar verifikimin e pronave të tatimpaguesve.
Rashiti ka falemnderuar të gjithë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit, të cilët i kanë kryer obligimet e tyre ndaj komunës së Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Me punë dhe shërbime të mira, kemi tejkaluar të hyrat nga tatimi në pronë dhe kemi trefishuar verifikimin e pronave të tatimpaguesve të Gjilanit
Edhe pse me mungesë të theksuar të zyrtarëve komunal në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, me përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të zyrtarëve financiar dhe të tatimit në pronë, kemi arritur të tejkalojmë planifikimin e të hyrave për periudhën nëntë mujore të këtij viti 2022 si dhe në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Planifikimi për këtë vit i të hyrave nga tatimi në pronë është 2,190,454.00 euro, ndërsa vetëm për nëntë muaj kemi realizuar inkasim në vlerë prej 1,993,475.25 euro (91.01% të planit vjetor), apo 7.34% më shumë se në vitin 2021. Edhe pse në këtë vit është shfuqizuar kushtëzimi i pagesës së tatimit në pronë, me rastin e regjistrimit të automjeteve, inkasimi ka shënuar rritje të theksuar.
Ndërsa kemi trefishuar verifikimin e pronave të tatimpaguesve në krahasim me vitin e kaluar, ku prej 1006 verifikimeve këtë vit kemi realizuar 3525 verifikime. Por jemi ende mbrapa në realizim të planit, përshkak se kemi mungesë të theksuar të zyrtarëve të tatimit në prone. Zyrtarët aktual të tatimit në pronë po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të realizuar objektivat sipas planit vjetor.
Në emër të institucioneve komunale i falenderojë të gjithë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit, të cilët i kanë kryer obligimet e tyre ndaj komunës së Gjilanit, ku falë kontributit të tyre, ne sot kemi më shumë buxhet dhe më shumë mundësi për të rritur invesimet dhe shërbimet ndaj të gjithë qytetarëve të komunës tonë.