Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se grupi i këshilltarëve komunal kanë kërkuar qasje në dokumente zyrtare në drejtorinë për buxhet dhe financa.
Më tutje Rashiti ka thënë se institucioni publik është i detyruar të kthejë përgjigjje, por pas kësaj PDK, do të bëjë ankesë në Agjensisë për kufizimin në qasje të dokumenteve zyrtare nga komuna e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Komuna e Gjilanit po fsheh milionat e dështuara në investime kapitale, keqpërdorimet në subvencione dhe në shpenzime të pakontrolluara, nuk lejon qasje në raportet financiare.
Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së më datë 21 janar 2024 ka kërkuar zyrtarisht qasje në dokumente zyrtare në drejtorinë për buxhet dhe financa.
Sipas ligjit nr. 06/L-081, neni 12, pika 1, institucioni publik detyrohet që brenda 7 ditëve të kthejë përgjigje. Kjo nuk ka ndodhur për arsye të ikjes nga transparenca publike.
Ne do ti drejtohemi Agjensisë për kufizimin në qasje të dokumenteve zyrtare nga komuna e Gjilanit. Dihet se vitin e kaluar komuna e Gjilanit është dënuar nga kjo agjensi për mos lejim të qasjes në dokumente zyrtare.
Grupi i Këshilltarëve të PDK-së ka kërkuar këto informacione;
1. Raportin Financiar 2023
2. Raportin 2023 të shpenzimeve analitike të udhëtimeve zyrtare, meditjeve dhe akomodimit, për zyren e kryetarit dhe të gjitha drejtorive komunale.
3. Raportin e detajuar sipas faturave për shpenzimet e drekave zyrtare 2023, për të gjitha njësitë administrative të komunës së Gjilanit
4. Raportin financiar mbi planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit 2023 tabelat nga sistemi i Free Balanc-it, nga të hyrat vetanake dhe nga buxheti i Kosovës, nga 10, 22 dhe 23, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, të detajuara për secilin kod të projekteve kapitale dhe kodeve tjera, në formë të detajuar.
5. Raportin e detajuar të borxheve të komunës për shpronësime, deri më datën 31.12.2023.
Gjendja është alarmante në aspektin e raportit financiar 2023, miliona euro kanë dështuar dhe janë kthyer në suficit të buxhetit të Kosovës.
Për herë të parë në historinë e Gjilanit, do të shihni se si mbi 20 milion euro në vitin 2023 kanë dështuar të investohen në projektet e komunës tonë dhe janë shkuar në suficit.
Dështimi dhe mjerimi në qeverisje kanë emër dhe mbiemër, kryetar komune dhe qeverisje e VV-së.