Kryetari i Gjilanit i vendosur për t’u bërë milioner, nëse i dhezë tenderi 18-milionësh për bulevardin e qytetit
Me tenderin e stadiumit të Gjilanit nuk i eci mirë puna për t’u bërë milioner, pas shumë dallavereve me këtë tender prej 15 milion euro, ministria ia mori krejt kompetencat kryetarit të komunës së Gjilanit.
E për këtë tenderin tjetër prej 18 milion euro për bulevardin e qytetit, ai e shkeli ligjin në hapin e parë të procedurës, gjë që sot e paska konfirmuar edhe KRPP se komuna e Gjilanit kundërligjshëm shkurtoi afatin e ofertimit për këtë tender.
Veç me një projekt tjetër po i shkon mirë puna kryetarit të Gjilanit, me qarkoren e re të Gjilanit, aty po bëjnë biznes të mirë me pronat e qytetarëve, po i blejnë tokat e tyre pastaj po ia ndërrojnë trasen projektit të qarkores së re, më pastaj me i shit ato parcela, pra projekti “Blejë lirë e Shite mirë” ka gjasa t’a bëjë milionerë këtë kryetar dhe këtë pushtet.
Edhe pak ju ka mbetë deri në ikje prej pushtetit komunal, andaj tash po rrezikojn me të madhe, ALL IN.