Rashiti: Nga të gjeturat e auditorit është vlerësuar nivel i mirë i angazhimit menaxherial
“Në procesin e auditimit të brendshëm është vlerësuar bazueshmëria ligjore dhe e procedurave të të hyrave nga tatimi në pronë, në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Nga të gjeturat e auditorit është vlerësuar nivel i mirë i angazhimit menaxherial për realizimin e objektivave të përcaktuara për vitin aktual”, ka bërë me dije ,Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.
Sipas tij, në vitin 2022, është arritur rekord i të hyrave nga tatimi në pronë, ku prej janarit deri në fund të tetorit, janë realizuar 99,40% të planifikimit në vlerë prej 2,190,454.00 euro, janë inkasuar 2,177,290.17 euro. Me këtë ritëm deri në fund të vitit do të arrihet të tejkalohen të hyrat për rreth 20% të planifikimit.
Rashiti ka thënë se: “nga të gjeturat e konstatuara nga auditori dhe rekomandimet e bëra, ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar edhe më tutje punën institucionale dhe shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Gjilanit”.
“E falënderuam drejtorin e auditimit, Sherafedin Latifi dhe Ajninure Sherifi për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe korrektësinë e tyre në këtë proces të auditimit në sektorin e tatimit në pronë. Rekomandimet e tyre janë udhërrëfyes për ne si Drejtori për Buxhet dhe Financa. Me punë dhe shërbime të mira, respektim të ligjit dhe të procedurave, me disiplinë në punë, ne do të arrijmë të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë”, ka thënë Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.