Aurorë Osmani Buca është emëruar drejtoreshë e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Poashtu është zgjedhur edhe shefi i grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së Bujar Nevzati, i cili ka një përvojë të gjatë dhe kontribut të veçantë në asamblen komunale, si dhe janë caktuar të gjithë anëtarët e komiteteve në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Në komitetin për politikë dhe financa është caktuar Bujar Nevzati, në komitetin për Arsim Faton Milazimi, në komitetin për Shëndetësi Ekrem Kryeziu, në komitetin për komunitete Suzana Selimi, në komitetin për kulturë rini dhe sport Erestina Isufi, në komitetin për gjeodezi dhe kadastër Arditë Kozmaqi Hasani, në komitetin për urbanizëm Omer Daku, në komitetin për shërbime publike Rexhep Sejdiu, në komitetin për zhvillim ekonomik Iliriana Uruqi.
Ekipa e zgjedhur e PDK-së në Gjilan është e përkushtuar për punë të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve tanë.