Pas lajmit tronditës për shuarjen e Klubit të Basketbollit “Drita” në Gjilan, Riad Rashiti ka reaguar fuqishëm, duke shprehur zhgënjimin dhe indinjatën ndaj udhëheqjes aktuale komunale.
Sipas tij, KB Drita ishte më shumë se një klub – ishte një pjesë e krenarisë së qytetit, një simbol i suksesit dhe bashkimit të sportdashësve gjilanas.
Ai përkujton me nostalgji kohët kur palestra mbushej plot me adhurues basketbolli që përkraheshin ekipin e tyre të zemrës. Por, me ardhjen e kryetarit aktual, Rashiti thotë se edhe sporti në Gjilan është zhytur në dështime, dhe involvimi i tij konkret në basketboll, sipas Rashitit, solli shuarjen e klubit pas vetëm dy muajsh.
Rashiti thekson se, pavarësisht premtimeve optimiste të kryetarit, të cilat përfshinin zotimet për rikthimin e atmosferës së zjarrtë dhe suksesit në basketbollin vendor, klubi përfundoi me shuarje, duke lënë komunitetin e sportdashësve me një boshllëk të madh dhe pa shpresë për një të ardhme të qëndrueshme në basketboll.
Shkrimi i plotë:
Aty ku involvohet Kryetari i Komunës, dështimi është i garantuar!
Klubi i Basketbollit “Drita” në komunën e Gjilan kishte një histori të jashtëzakonshme dhe e gjitha Komuna e sportdashësit mburreshim me rezultatet e arritura.
Mbajmë mend kur palestra e sporteve stërmbushej nga adhuruesit e basketbollit. Mirëpo, mê në fund u desh që në krye të Gjilanit të vij një kryetar komune i cili, pos që po dështon në të gjitha projektet që fillon, ai u involvua edhe në sport dhe kësaj radhe konkretisht në basketboll. Rezultati i angazhimit të tij nuk zgjati dy muaj dhe tanimë u shua klubi.
Kujtojmë se Kryetari i Komunës më 13 gusht të këtij viti doli me një postim : “KB Drita drejt sukseseve të reja”. Në vazhdim ai shtoi : “Më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, K.B. DRITA tashmë ka zgjidhur problemin
financiar.
Bashkërisht po synojmë majat e basketbollit vendor. Shumë shpejt K.B DRITA rikthehet me basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë”.
E TASH KEYETAR CILI DO TË JETË KOMENTI JUAJ? A U ARRITËN MAJET E BASKETBOLLIT?
A U RIKTHYE ATMOSFERA E ZJARRTË?
Sigurisht që jo, klubi u shua!!!
Përndryshe, për më keq, u shkua aq larg saqë KB”Drita” u shua fillimisht si klub si OJQ dhe u pastaj u privatizua duke u regjistruar si biznes i ri, që do të thot se historiku i këtij klubi u shua përnjëherësh dhe e kaluara zyrtarisht nuk mund të rikthehet.
Pas kësaj, filloi kampionati i rregullt dhe klubi fare nuk mori pjesë në dy ndeshjet e para kampionale, e që automatikisht e humb të drejtën e vazhdimit të kampionatit. Tani jo vetëm që elimonohet nga garat, por do të ketë sanksione tjera nga FBK.
PDK-Dega në Gjilan, shpreson se ky kryetar nuk ka takuar edhe klube tjera, sepse do ti gjej fati i njejtë!
PDK-Dega në Gjilan shpreh keqardhjen e shuarjes së këtij klubi, por edhe kërkon llogaridhënie për të gjithë ata të cilët u involvuan në këtë rast.