Kryetari i PDK-së dega në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka akuzuar qeverisjen lokale, duke thënë se ky mandat është fatkeqësi për qytetarët e Gjilanit.
Sipas tij komuna e Gjilanit ka kapitulluar në këtë vit, e fatkeqësisht do të jetë njësoj edhe viti 2024 e 2025.
Shkrimi i plotë:
Për fjalë dhe letra janë të parët, për punë dhe vepra VV janë njësoj sikur PISA (të parafundit)
Ky mandat i qeverisjes lokale dhe vendore është fatkeqësi për qytetarët e Gjilanit. Të kota janë krejt ndarjet buxhetore për projektet kapitale në komunën tonë, sepse janë të paaftë totalisht për ti ekzekutuar ato.
Besoni apo jo? Mbi 20 milion euro të planifikuara në buxhet për këtë vit, do të mbeten të pashfrytëzuara. (Prej 6 milion euro për impiantin e ujërave zeza, zero euro janë shpenzuar, 1 milion euro për stadiumin e qytetit zero euro janë shpenzuar, 4 milion euro nga buxheti i komunës nuk po mund të shpenzohen, 2 milion euro të ndara për projektin e rrugës Hamdi Kurteshi zero euro janë shpenzuar këtë vit, nga projekti i autostradës prej 27 milion nuk janë shfrytëzuar as gjysma e buxhetit.
Gjilani ka kapitulluar në këtë vit, e fatkeqësisht do të jetë njësoj edhe viti 2024 e 2025.
Të paditur, të paaftë, të papunë e të dështuar janë plotësisht kjo nomenklaturë qeverisëse.