Qeveria e Kosovës, sot ka marrë një vendim për Autostradën, për një shpronësim shtesë në në segmentin Banullë-Bresalc, zona kadastrale Zhegoc shkruan Radio Star.
Pas këtij vendimi, ka reaguar i pari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, duke thënë se qeveria ka dhënë një lajm të ri Qeveria e rrencave, mashtruesve dhe manipuluesve të numrave e datave.
Shkrimi i plotë:
Rren pas rrene, diku në mes një e vërtetë për autostradën e Gjilanit, që nuk po ndërtohet aspak sipas planit dinamik, e në anën tjetër përshkak mospunës mbi 14 milionë euro shkuan në suficit të vitit 2023.
Kryeministri, ministri dhe kryetari i Gjilanit për tri vite radhazi shpalosën vendime “të rëndësishme” dhe data për përfundimin e autostradës së Gjilanit.
SHPRONËSIMET, një lajm i ri sot nga qeveria e rrencave, mashtruesve dhe manipuluesve të numrave e datave.
Shih fotot e këtij postimi, nëpër data të ndryshme gjatë viteve, por është i njejti lajm për vendime të shpronësimeve, ama vetëm ngjyrën e fotove ja kanë ndrru pak, sipas stinëve të vitit ashtu edhe rrenat e qeverisë janë dal sheshit.