Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se është skandaloze dhe alarmuese dhe e pafalshme se si komuna i ka humbur 28 milionë euro nga buxheti i vitit 2023 shkruan Radio Star.
Më tutje Rashiti tha se 28 milionë euro që ishin të planifikuara në buxhetin e viti 2023 nuk janë shpenzuar në projektet kapitale.
Postimi i plotë:
Skandaloze, alarmuese dhe e pafalshme se si Komunës tonë i kanë humbur 28 milionë euro nga buxheti i vitit 2023!
Ashtu siç kam paralajmëruar ditë më parë, sot janë të konfirmuara edhe përmes raporteve zyrtare nga komuna e Gjilanit, se ka një mega dështim dhe falimentim në qeverisjen komunale të udhëhequr nga VV, dhe nga një kryetar komune i cili ka humbur busullën e tij.
Hiç më pak se 28 milionë euro që ishin të planifikuara në buxhetin e viti 2023 nuk janë shpenzuar në projektet kapitale, pra janë në suficit dhe janë kthyer në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Çfarë fatkeqësie për qytetarët e Gjilanit❗️
🔹14 milionë euro të pa shpenzuara për autostradën e Gjilanit, prej 27 milionë që ishin të planifikuara në buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
🔹6 milionë euro të buxhetuara, ndërsa zero të shpenzuara për projektin e ndërtimit të impiantit të ujrave të zeza.
🔹1 milion euro të buxhetuara, ndërsa zero euro të shpenzuara për ndërtimin e rrugës Hamdi Kurteshi.
🔹1 milion euro të buxhetuara, ndërsa zero euro të shpenzuara për stadiumin e qytetit.
🔹2.3 milionë euro projekte tjera të buxhetuara nga ministritë e qeverisë, si; arkivi ndërkomunal, kampusi universitar, palestra sportive Zhegër dhe disa projekte tjera.
🔹3.4 milionë euro projekte tjera të planifikuara me buxhetin komunal, të cilat nuk kanë nisur fare ose janë realizuar pjesërisht.
Gjilani kurrë nuk ka përjetuar një humbje të tillë të jashtëzakonshme, sepse asnjëhere nuk ka pasur një kryetar komune i cili nuk ka “haber” në menaxhim, nuk ka dije elementare për të udhëhequr me institucionet komunale dhe me planet zhvillimore, i mungon plotësisht energjia e vullneti për punë, asnjë ekspert profesional nuk e ka ofruar në ekipën e tij qeverisëse.
Ky kryetar është i lindur vetëm për fjalë koti, dhe e ka një përkushtim të hatashëm për vizatime e video-projekte.
Nesër e tutje, do të paraqes skandalet tjera për shkeljet ligjore në ndryshimet e destinimit të buxhetit për projektet e caktuara, duke i shpenzuar për qëllime tjera.
Do ta kuptoni se si komuna e Gjilanit, me dije dhe leje të kryetarit të saj, ku i ka shpenzuar 155 mijë euro të destinuara nga qeveria e Kosovës, për investime kapitale në projektin për fëmijët e Gjilanit. Shkelje e rëndë e ligjit për menaxhimin e financave publike.
🔴 Skandal pas skandali, Gjilani në kaos.