Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka vizituar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Ai në Facebook tha se sot, të gjithë ne e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por krenohemi me kontributin e jashtëzakonshëm të tyre.
Shkrimi i plotë:
Të fala nga #ÇLIRIMTARËT Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli
Në një vizitë jo të zakonshme dhe me emocione të papërshkrueshme, sot takuam Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët me krenari dhe vendosmëri po e vazhdojnë luftën për Kosovën bashkë me luftëtarët tjerë.
Ishte një mundësi e mirë, për ti takuar dhe bashkëbiseduar edhe me Jakup Krasniqin e Nasim Haradinaj.
Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe triumfuese, e TRIUMFUES do të jenë si gjithmonë liderët dhe çlirimtarët tanë.
Dosjet e fabrikuara me shpifjet e serbëve, do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë, ashtu siç kanë përfunduar edhe nëpër proceset tjera në Hagë.
Sot, të gjithë Ne e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë. Por krenohemi me kontributin e jashtëzakonshëm të tyre, sakrificën dhe vendosmërinë për të bërë gjithçka në të mirën e vendit dhe të shtetit tonë.
Ata do të kthehen FITIMTARË pa dyshim.
“Për Ledianin, ishte një dhuratë e veçantë që mori gjatë vizitës tij nga Nasim Haradinaj”