Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në pendën e Livoçit në Gjilan, ku një e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës së saj shkruan Radio Star.
Burime të sigurta për Radio Star bëjnë të ditur se në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë trajtuar rastin.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa deri më tani organet e rendit nuk kanë dhënë ende informacione zyrtare lidhur me rrethanat e rastit.
Radio Star do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri, pas marrjes së konfirmimeve zyrtare nga institucionet përkatëse.

