Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.
Lajmin E ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
Jashari ka thënë se aksioni është duke vazhduar ende dhe i njëjti po realizohet në disa lokacione.
“Po aksioni ka nisur qysh në mëngjes dhe është duke u zhvilluar në disa lokacione si Prishtinë, e Ferizaj”, ka thënë Jashari për Telegrafin.
Ai ka shtuar se pas përfundimit të këtij aksioni do të dalin me detaje tjera
Ndërkaq zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani i ka thënë Telegrafit se aksioni po zhvillohet në katër rajone.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka filluar realizimin e një operacioni policorë, i cili përfshinë disa lokacione në katër rajone, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë Jugu dhe Gjilan”, ka thënë Kelani.
Ai ka shtuar se operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor.