Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar pas raportimeve të shumta lidhur me pasaportën diplomatike që posedon disenjatori Valdrin Sahit, që u tha se është dhënë nga presidentja, Osmani.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Osmani s’i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt përfshirë edhe Valdrin Sahitin, duke treguar se këto pasaporta janë dhënë nga Qeveria e kaluar.
“Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar”.
Ai më tej ka thënë se e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.