Ka reaguar fare në orët e vona Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Përmes një komunikate, ShSKUK ka bërë të ditur se lidhur me rastin e publikuar sot të u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë, kanë kërkuar të ndërmerren masa nga drejtori i klinikës së ORL-së ndaj personit të apostrofuar.
Ky është reagimi:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, gjatë gjithë ditës është përgjigjur në interesimin e medieve, në lidhje me rastin e u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL).
Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.
Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.
Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet.
Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.
Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj.